Formula 1 Sport Të tjera

FORMULA 1/ Toto Wolff: Titulli nuk duhet të vendoset nga një kontakt në pistë

Garat e fundit kanë rritur së tepërmi rivalitetin në pistë mes Lewis Hamilton (Mercedes) e Max Verstappen (Red Bull). Dy pilotët kanë patur disa herë kontakte këtë sezon, madje një i tillë ndodhi edhe në garën e fundit në Arabinë Saudite.

Drejtori sportiv i Mercedes, Toto Wolff, shpreson që një gjë e tillë të evitohet në garën e ardhshme, në Abu Dhabi, ku do të vendoset titulli kampion për pilotë. Hamilton e Verstappten kanë nga 369.5 pikë secili.

“Gara e fundit ne Jeda pati shumë momente të dyshimta, kontakte, dalje nga pista e penalizime. Nëse gjëra të tilla do të përsëriten edhe në garën e fundit, do të ishte katastrofike për pilotët. Komisarët e garës duhet të jenë të kujdesshëm”, tha Wolff.

“Nuk do të dëshiroja kurrë që një botëror të vendoset nga një kontakt në pistë, që do të nxirrte jashtë loje pilotët. Unë kam besim tek pilotët dhe komisarët e garës, që do të dinë të aplikojnë si duhet rregullat. Ne kërkojmë një garë të ndershme”, tha Wolff.

Related posts

“LEGJEONARËT”/ Një talent për Kombëtaren, futbollisti i U-19 debuton kundër Olympiacos (FOTO)

Delo.autor

E PAZAKONTË/ Helikopteri në fushë për të transportuar tifozen, ishte GATI PËR TË LINDUR NË…

Isa.Autor

“IBRA SILLET SI FËMIJË, DERBIN E HUMBI…”/ Pasi trazoi rrjetin Calhanoglu “kafshon gjuhën”

F.autor

Leave a Comment