Futboll Sport

“DJALLI” SHKON NË “FERR”/ Liverpool likuidon Milan, kuqezinjtë jashtë europe

“San Siro” besojë, tifozët shpresuan se emri i madh dhe fanella kuqezi do të motivonte të besuarit e Piolit të vinin në jetë një mbrëmje të paharruar kundër Liverpool, por të kuqtë dhe pse të kualifikuar kohë më parë, përmbysin Milan duke i nxjerr jashtë Evropë. Milan jo vetëm që nuk vijon dot aventurën në Champions po e mbyll në vendin e fundit Grupin B me vetëm katër pikë, jashtë edhe Europa League. “The Reds” e shndërruan atë që cilësohej si një “grup ferri” në një shëtitje të qetë duke marrë 6 fitore në 6, 18 pikë të plota.

Diferencat në fushë ishin të mëdha, në çdo aspekt, por Tomori krijojë iluzionin se mund t’ia dilnin teksa kaloi Milan në avantazh në minutën e 29-të gjatë një goditje këndi. Momo Salah në minutën e 33-të barazoi shifrat në 1-1 ndërsa me fillimin e pjesës së dytë, Origi përfitoi nga një gafë e Tomori duke përmbysur rezultatin në 1-2.

Milan largohet me kokën poshtë nga Evropa ndërsa tashmë kthen vështrimin nga Serie A ndërsa Liverpool i lëshon një sinjal të fortë të gjithë pretendentëve që synojnë të fitojnë Champions League këtë sezon.

Related posts

E BUJSHME/ Tirana e zyrtarizoi, Partizani tenton të “rrëmbejë” Taulant Seferin

Delo.autor

Jashtë “Top 5” më të paguarve në botë, ja shkaku i “kryengritjes” së Ronaldos

Q.Autor

Dekada e mrekullueshme e Barcelonës: shtatë tituj në 10 vite, me katër trajnerë…

Sadik.Autor

Leave a Comment