Futboll Ligue 1 Sport

THUR ELOZHE PËR “PLESHTIN”/ Mbappé: Më i miri në botë, është e lehtë të luash me Messin

“Parc des Princes” ishte skena e shfaqjes së dyshes Messi-Mbappé. Me vendin e dytë të siguruar në Grupin A të Champions-it, të besuarit e Pochettino nuk e hoqën këmbën nga gazi dhe mposhtën Club Brugges (4-1) mbrëmë. Leo dhe Kylian ishin protagonistët e sfidës me dopieta secili. E pra, francezi, me mundësinë në këmbë për të kompletuar një “hat-trick”, ia dha penalltinë Messit për të shënuar golin e katërt të ndeshjes.

Mbappe e vlerësoi përballjen para mediave, duke iu referuar shokut të skuadrës si “më i miri në botë”. Ai konfirmoi se “është e lehtë të luash me Leo Messin” dhe se ata do të kenë nevojë për të: “Messi me siguri do të na ndihmojë kur të vijnë afatet e rëndësishme”.

Ai foli edhe për përballjen kundër Club Brugges dhe tha se argjentinasi “është i lumtur, pasi ka shënuar dy gola, vjen me besim në këto ndeshje dhe do të na ndihmojë shumë”.

Pas marrjes së vendit të dytë në fazën e grupeve, skuadra e Pochettino mund të shortohet në 1/8 finale kundër Liverpool, Ajax, Real Madrid, Bayern Munich apo Manchester United.

Related posts

Juventus, shumë shpejt do të jetë me katër yje

Sadik.Autor

Napoli interesohet për Strakoshën, por oferta nuk bind Lazion

Sadik.Autor

CONFERENCE LEAGUE/ Përballjet me Anderlecht, “yjet” e Laçit në fokusin e menaxherëve

Delo.autor

Leave a Comment