Futboll Seria A Sport

HUMBJA NDAJ LIVERPOOL-IT/ Panucci analizon “kuqezinjtë”: Milani dhuroi 2 gola, dallimin e bënë detajet

Ish-kuqezi e tashmë trajner, Kritian Panuçi, ka marrë përsipër të bëjë një analizë të shkurtër të Milanit që u pa në disfatën kundër Liverpulit.

“Menja grushtoi si mundi në dy situata. Mund të bënte më mirë, por fajin e kanë lojtarët që nuk mbulojnë si duhet shënuesit anglezë. Hernandez nuk e ndoqi Salahun e as Kesi s’e lexoi si duhet lëvizjen e Origit në rrjetën e dytë.

Milani mund të ketë pengje nga tri ndeshjet e para ku grumbulloi zero pikë. Golat e pësuar ndaj Liverpulit ishin të shmangshëm, por në Champions detajet janë pikërisht ato që bëjnë diferencën.

Sipas mendimit tim, rruga që ka nisur Milani është e duhura për t’u rritur”.

Related posts

TRE GOLAT NË CHAMPIONS/ Zidane flet për Ronaldon: Ndjeva një…

F.autor

NDESHJA BARCELONA-LIVERPOOL/ Gjysmëfinalja e dytë Champions, do të jetë arbitri i famshëm holandez…

Delo.autor

RENDITJA E UEFA-S PËR VITIN 2023/ Ja në cilat pozicione e mbyllin 7 skuadrat e Kategorisë Superiore

F.autor

Leave a Comment