Futboll Sport

Marrëdhënia Ze Maria – Tirana, klubi bardheblu vendos për trajnerin

Trajneri i Tiranës, Ze Maria ende nuk ka rinovuar me klubin bardheblu, teksa ende nuk dihet e ardhmja e tij. Por, së fundmi Tirana ka bërë një veprim që duket se do të mbajë në Shqipëri, Ze Marian. Klubi i ka çuar dokumentat për rinovim trajnerit, në mënyrë që ai të qëndrojë në Shqipëri.

Ditët në vijim pritet që Ze Maria të rinovojë dhe kontratën me bardheblutë. Klubi bardheblu dhe trajneri ende nuk kanë gjetur akordin, teksa problem mbetet paga e Ze Marias.

Ze Maria ka zhvilluar një sezon pozitiv me kryeqytetasit pasi nën drejtimin e tij 24 herë kampionët për asnjë çast nuk e diskutoi ngjitjen në elitën e futbollit shqiptar.

Related posts

BULETIN LUFTE/ Buletin lufte/ Milan i fashuar, vetëm 15 lojtarë në Champions ndaj Çelsit (TABELA DHE FORMACIONI)

F.autor

“KATAR 2022″/ Nga Seferi tek Odise Roshi, trajneri Reja nis spastrimet tek Kombëtarja…

Delo.autor

Albertini: Pirlo është një nga pesë futbollistët më të mirë në futbollin italian

Sadik.Autor

Leave a Comment