Futboll Seria A Sport

“NUK E DI CILIN RIVAL TË ZGJEDH”/ Moratti: Sa keq që nuk mund të “peshkojmë” Juventus turin tjetër

Është gjithmonë Inter-Juventus. Bëhet supersfidë më e ethshme nëse përfshihet në të edhe Massimo Moratti. Ish-presidenti i Interit ishte i pranishëm në prezantimin e librit për Peppino Prisco, i çmendur për Interin, shkruar në vitin 1992 nga Giuseppe Baiocchi, i ribotuar në këto ditë për 100-vjetorin e lindjes së menaxherit historik të zikaltërve.

Ndërkohë, Moratti ngacmoi Juventusin duke menduar për shortin e radhës të Champions League, që do të zhvillohen në Nyon të hënën më 13 dhjetor. Interi përfundoi i dyti dhe do të duhet të përballet me një kundërshtar që shortohet nga vazoja e parë, por jo Juventusi…

“Nuk e di cilin kundërshtar të zgjedh. Ndoshta Lille ose Ajax. Sa keq që nuk mund të luajmë me Juventusin, sepse do të kishte qenë më e thjeshtë”, – tha Moratti për “Sport Mediaset”.

Natyrisht që nuk do të jetë e mundur të përballet me Juventusin në 16-she, sepse ka ende kufizime në shortin e këtij raundi. Konkretisht, nuk mund të luhet kundër skuadrave të të njëjtit komb ose skuadrave me të cilat keni luajtur tashmë gjatë fazës së grupeve. Prandaj, Interi do të përballet me një mes Manchester City, Liverpool, Ajax, Bayern Munich, Manchester United dhe Lille.

Related posts

Dita e gjykimit, te Skënderbeu janë në ankth për të ardhmen

Sadik.Autor

GJESTI QË PO BËHET VIRALE/ Momenti kur trajneri Low në mes të stuhisë mban në dorë… peshqirin (FOTO)

Delo.autor

VAZHDON “ÇMENDURIA” E INTERIT/ Marotta kërkon të marë me parametra zero yllin e PSG-së…

Delo.autor

Leave a Comment