Futboll La Liga Sport

Ronaldo, i vetmi që s’e mbështet transferimin e Neymarit te Reali

Fakti se Real Madridi ka shprehur gatishmëri të madhe për t’i paguar 350 milionë euro për ta blerë yllin brazilian është duke e penguar Cristiano Ronaldon, për më tepër duke qenë se superyllit portugez ende nuk i është përmirësuar kontrata në bazë të kërkesave të tij.

Cristiano nuk e mbështet transferimin e Neymarit në klub, raporton e përditshmja spanjolle “AS”.

Disa ditë para finales së Ligës së Kampionëve në Kiev, Ronaldo shfaqi ndjenja dyshimi kur u pyet nga Josep Pedrerol se si do të ndihej për mbërritjen e mundshme të Neymarit në klub dhe mundësinë për të luajtur përkrah tij në sulm. Pas një pauze të dukshme, Cristiano dha një përgjigje disi të ftohtë.

“Çdo shtator flitet gjithmonë se do të vijë 50 lojtarë, dhe në fund asnjë nuk vjen. Dhe në fund është dëshmuar se gjithmonë lojtarët e njëjtë që e çojnë Realin në finale”.

Në rast të çfarëdo dyshimi, Ronaldo dha këtë deklaratë më vonë:

“Lojtarët më të mirë janë në Real Madrid tashmë: Bale, Benzema, Asensio… të gjithë janë këtu”.

Motivet financiare

Një gjë që e shqetëson pesë herë fituesin e Topit të Artë është se klubi madrilen do t’i derdhte 350 milionë euro për t’i siguruar shërbimet e brazilianit, veçanërisht duke ditur se Ronaldo kërkon rritje të lartë të pagës në kontratën aktuale.

Cristiano i fiton 21 milionë euro në sezon momentalisht në Real, derisa Neymar i fiton 37 sosh në PSG.

Related posts

TËRBOHET GATTUSO/ SUSO tremb MILANIN: Ndihem mirë, por për REALIN do të…

Isa.Autor

E BUJSHME/ Një yll që do ta paguajë shtrenjtë, shpenzime të “çmendura” të Juventusit për Vlahovic

Delo.autor

Strakosha: Na mungoi ritmi, ja përse shërbejnë takimet miqësore

Sadik.Autor

Leave a Comment