Futboll Seria A Sport

MBI GJENDJEN E DYBALA-S PAS DËMTIMIT/ Klubi i Juventus: Do të monitorohet ditë pas dite

Gjenda shëndetësore e Paulo Dybalas do të monitorohet ditë pas ditë, ndërsa ekzaminimet mjekësore të realizuara mëngjesin e sotëm (e hënën) e kanë hedhur poshtë mundësinë e lëndimit muskulor.

Argjentinasi ishte zëvendësuar vetëm pas 12 minutash lojë në ndeshjen e të shtunës ndërmjet Venezias dhe Juventusit.

Mëngjesin e të hënës, sulmuesi iu ëhstë nënshtruar ekzaminimeve mjekësore në J Medical dhe duket se nuk ka diçka serioze.

“Testet, të cilave ou nënshtrua Paulo Dybala sot në J|Medical, përjashtuan lëndimet muskulore, prandaj gjendja e tij do të monitorohet në baza ditore”, thuhet në njoftimin e klubit.

Sipas njoftimeve në mediat italiane, ‘La Joya’ do të mungojë në dy sfidat e radhës (ndaj Bolognas dhe Cagliarit) që janë edhe të fundit për vitin 2021. /Telegrafi

Related posts

DEMBELE APO COUTINHO? Valverde tregon mënyrën si përzgjedh formacionin

Delo.autor

“NDAJ PARTIZANIT SI NJË FINALE”/ Kapiteni i Dinamos: Ekipi duhet të reagojë kur është në vështirësi

Delo.autor

DERBI I ITALISË/ Ronaldo shemb tranversën, Inter me fat (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment