Futboll Sport

BASTET/ Kuotat e fitimit të Champions-it, zbulohen skuadrat favorite për ngritjen e trofeut

Përballja në 1/8-at me një kundërshtar si Sportingu i Lisbonës i ka ulur kuotat e Sitit për triumfin e tyre të parë në Champions këtë sezon.

Sipas kompanisë së basteve “Betfair”, triumfi i “Qytetarëve” në finalen e Shën Pjetërburgut kuotohet me koeficientin 1.25, përpara Bajernit (1.62).

I treti vjen Liverpuli me koeficientin 2,75 që përballë do të ketë Interin, ku zikaltërit për të fituar trofeun e kanë koeficientin 14 duke mbyllur “TOP 10”.

Juventusi klasifikohet në vendin e 7 me kuotën 9, e njëjta kuotë si Reali i Madridit.

Këtë renditje e përmbyllin Salcburg, Lilë dhe Sporting Lisbonë ku kuotat i kanë të njëjta, 100.

Related posts

GATTUSO NË ANKTH/ Milan-Paqueta përfundon nën hetim: Një operacion i çuditshëm…

Isa.Autor

(FOTO) Njihuni me formacionin më të mirë të javës në La Liga

Q.Autor

“OFENSIVA MESSI”/ Barcelona nuk heq dorë, “sulm” total për “pleshtin”

F.autor

Leave a Comment