Futboll Sport

MUSKUJ PREJ KRISTALI/ Tani Dibala vë në rrezik edhe rinovimin me Juventusin

A është Paulo Dibala një lider? Këtë po kërkojnë të gjithë të kuptojnë, ndonëse nuk ka dyshime se cilësitë prej kampioni nuk i mungojnë. Por a i meriton Paulo Dibala 10 milionë euro në sezon për pesë vitet e ardhshme, ndërkohë që në dy sezonet e kaluara numëron mes 3 dhe 5 muajve jashtë fushave të futbollit, si rrjedhojë e dëmtimeve të përsëritura?

Pikërisht kjo pyetje është ajo që po mundon tashmë tifozët e Juventusit, por mbi të gjitha drejtuesit e klubit bardhezi, që nxjerrin nga xhepat e tyre pagat faraonike për lojtarët e tyre.

Por nëse në kohët e fundit të dyja palët ishin afruar bindshëm, papritur edhe diskutimi i rinovimit të marrëveshjes me Dibalën, e cila skadon në 30 qershor 2022, ka ngecur. Vetë lojtari publikisht tha se i ka lënë kohë presidentit Andrea Anjeli që të zgjidhë fillimisht çështjen e plusvalencave, e cila po shqetëson Juventusin, duke qenë se vetë numri 10 argjentinas ka pranuar ofertën e bërë nga “Zonja e Vjetër”.

Por pas dëmtimit të fundit që Paulo pësoi ndaj Venecias duket se është Anjeli ai që po mendohet seriozisht për të ndërprerë bisedimet për rinovimin, pasi 50 milionë euro për 5 vite për një lojtar që më shumë qëndron në infermieri sesa në fushë duken një shpenzim i kotë.

Pa dyshim që kohë për të menduar për temën e rinovimit do të ketë, duke qenë se dje Paulo Dibala ka kryer vizitat mjekësore, të cilat kanë përjashtuar një tërheqje muskulore, por fakti se dhimbjet po i përsëriten si shpesh 28-vjeçarit, bën që të monitorohet ditë pas dite, edhe pse ndoshta viti 2021 është mbyllur për të, duke parë se Juves i kanë mbetur dy ndeshje për të luajtur, me Bolonjën në transfertë dhe me Kaljarin në “Allianz Stadium”.

Related posts

REALIZOI SUPER GOL NDAJ ATALANTËS/ Çalhanoglu vendos për të ardhmen nga “Instagrami”

Delo.autor

Viron Toska: Mbajtëm premtimin për titullin, triumf i merituar

Sadik.Autor

“SECILI MBRON INTERESAT E TIJ”/ Fabregas: Mbyllja e La Liga? Ja pse Barcelona meriton të shpallet kampione

Delo.autor

Leave a Comment