Futboll Sport

CHELSEA “TMERRON” INTERIN/ Përgatit ofertë “të frikshme” për lojtarin

Interlive.it raprton se Chelsea po mendon të bëjë një goditje të madhe përsëri tek shtëpia zikaltër.

Pasi transferuan Romelu Lukakun, tashmë kanë hedhur sytë edhe nga Lautaro Martinez. Por, gjithçka do të varet nga largimi i Timo Ëerner. Në rast largimi të sulmuesit gjerman, Blutë e Londrës janë të gatshëm të nisin sulmin për “El Toron”. Lautaro është në top form prej shumë kohësh dhe një sulmues me të gjitha karakteristikat e mundshme. Në Argjentinë atë e ngjasojnë me Kun Agueron.

Chelsea e pëlqen shumë Lautaron por për të hyrë në negociata me Interin dhe me lojtarin do të jetë shumë e vështirë pasi për klubin quhet i pashitshëm dhe gjithashtu ai sapo ka rinovuar. Gjithësesi, mësohet se Chelsea është gati të ofrojë 100 milion euro plus Mateo Kovaçic për të marrë shërbimet e Lautaro Martinez.

Related posts

KORONAVIRUSI/ Një rast pozitiv me covid-19, anulohet ndeshja në Spanjë

Delo.autor

Trajneri i KAMZËS nuk dorëzohet: Edhe Luftëtari shkoi në Europë, ju tregoj problemet e Plakut

Isa.Autor

Shënoi “tripletë” në “El Classico”, Suarez: Reali? Jemi kolegë, duhet të…

Isa.Autor

Leave a Comment