Futboll Sport

MBI SHORTIN CHAMPIONS/ Lille beson te mrekullia: Chelsea? Kemi fituar Ligue 1 kundër PSG…

Ka shkaktuar shumë polemika shorti i 1/8-ave të Champions League i zhvilluar dy herë.

Megjithatë, pavarësisht se të gjitha çiftet janë ndryshuar, vetëm një ka mbetur njësoj në shortin e parë dhe në të dytin: ai i Lille që në të dy rastet e ka parë veten kundër Chelsea-t.

Një sfidë , të paktën në letër, e pashpresë për francezët, por presidenti i klubit, Olivier Letang, beson se gjithçka është e mundur.

“Do të jetë një sfidë shumë e vështirë kundër Chelsea-t, por gjithçka mund të ndodhë kur arrin në fazën me eliminim direkt”, ka thënë Letang për TMW.

“Jemi të lumtur që do të përballemi me kampionët në fuqi, të shohim se çfarë të ndodhë. Do të përgatitemi, por për momentin ndeshja me Chelsea-n është larg.

“Jemi shpallur kampionë të Francës kundër PSG-së vitin e kaluar, gjithçka është e mundur. Në ADN-në tonë është lufta, kemi një shans”.

Related posts

KORONAVIRUSI/ Klubi italian shtyn fazën përgatitore, konfirmon 4 raste pozitive me Covid-19

Delo.autor

Aritje historike me kombëtaren, trajneri jep papritur dorëheqjen

Isa.Autor

Trajneri i Francës “zbrazet”: Ju tregoj sekretin si ndalëm Messin

Sadik.Autor

Leave a Comment