Futboll Kategoria Superiore Sport

U MBYLL JAVA E 13 NË SUPERIORE/ Nuk ka arrati në kryesim, nis të shfaqet grupi që do luftojë për titullin

Kategoria Superiore duket se do të krijojë që në pjesën e parë të saj grupin e qartë të skuadrave që do të rivalizojnë për titullin kampion. Në mbyllje të javës së 13, bie në sy fakti se vetëm 9 pikë ndajnë vendin e parë me vendin e 6, duke bërë që gjithçka të jetë e mundshme në vijimin e këtij edicioni ku përmbysjet e situatave janë të shumta.

Mendohej se Tirana do të përfitonte nga ndalesa e Kukësit për të bërë arratinë e radhës. Por bardheblutë janë mundur sot në Laç e si rrjedhojë, mbeten në vendnumëro, duke bërë që praktikisht të gjithë ndjekësit të përfitonin në raport me ta.

Prova e mirëfilltë se si mund të ndryshojnë situatat vjen nga Laçi. Skuadra e cila në javën e 5 ishte e fundit në renditjen e Superiores, pa u mbushur në fazë e plotë është në vendin e katërt. Vetëm 6 pikë larg Tiranës kryesuese dhe me fitore në të tre ndeshjet e fundit ku ka mundur Dinamon, Kukësin e pikërisht bardheblutë, për t’u bërë pjesë e luftës për titullin.

JAVA 13
Të dielën
Kastrioti-Egnatia 1-0
Vllaznia-Skënderbeu 2-0

Të hënën
Teuta-Kukësi 0-0
Partizani-Dinamo 1-0

Të martën
Laçi-Tirana 1-

Related posts

U MBYLL MERKATO E VERËS/ Nga Mandzukic tek Tevez, sa shumë emra të mëdhenj ndodhen pa skuadër

Delo.autor

DY POLET E PIOLIT/ Tifozi i Interit do hakmarrje si… kuqezi

Delo.autor

“POLONIA MPOSHT KOMBËTAREN NË TË DYJA NDESHJET”/ Vëllai i Migjen Bashës: Mungesa tek “kuqezinjtë? Nuk e kuptoj…

Delo.autor

Leave a Comment