Futboll Seria A Sport

“KËRKOJ FALJE”/ Mbrojtja e Lazios ka pësuar 32 gola, nuk ndodhte prej 80 vitesh. Por senatori…

Një nga lojtarët e Lazios që ka përfunduar nën akuzën e Maurizio Sarri pas paraqitjes në mbrojtje ne sfiden ndaj Sassuolos por më në përgjithësi për paraqitjen në mbrojtje që në fillim të sezonit është sigurisht Francesco Acerbi i cili në përballjen e djeshme me pjesën tjetër të skuadrës kërkoi falje duke deklaruar: “U kërkoj falje të gjithëve për atë që kam bërë”.

Mbrojtësi nuk qëndron aq lart sa kërkon trajneri dhe gjithmonë tërhiqet mbrapa, përveçse humbet kohë për të hequr topin dhe përfundon duke u endur nëpër fushë në mënyrë anarkike.

Ai është shembulli i atyre që në 4 muajt e punës me trajnerin e ri janë “të shurdhër” ndaj diktateve taktike.

Nuk është rastësi që mbrojtja e Lazios ka pësuar 32 gola, një shifër negative që nuk është parë prej 80 vitesh, apo që nga sezoni ’42 -’43 (35), raporton Il Messaggero.

Related posts

“LEGJEONARËT”/ Dopietë dhe gol spektakolar, shqiptari i Kosovës dhuron spektakël në Gjermani (VIDEO)

Delo.autor

FTESË E VEÇANTË NGA LOTITO/ Edi Reja bëhet trajner i Vatikanit për… 1 ndeshje

Delo.autor

Skedina Europa League, ja si dalin këto 6 ndeshje sot

Q.Autor

Leave a Comment