Futboll Premier League Sport

PARKOI MAKINËN NË VEND TË GABUAR/ Ish-yllit të Manchester United i ndodh e papritura (FOTO)

Futbollistët janë njerëz me shumë influencë dhe si të tillë trajtohen ndryshe nga të tjerët. Megjithatë jo të gjithë i shohin ata në këtë mënyrë. Një incident i ka ndodhur Uejn Runit.

Ish-sulmuesi i Mançester Junajtid kishte parkuar makinën e tij në një zonë që nuk lejohej. Ajo zonë ishte e përcaktuar për tu përdorur për aktivitetet e fundvitit. Burimet e zonës thanë se anglezi kishte refuzuar madje që ta lëvizte mjetin, pasi organizatori i aktivitetit ja kishte  kërkuar këtë gjë.

Si pasojë e këtij veprimi disa njerëz shkruan në makinë e  Runit, duke e evidentuar si një shembull të keq. Përveç ofendimeve për sulmuesin, një ndër frazat thoshte që ai duhet të humbte peshë. Gjithashtu makina iu vendosën dhe disa kona rrethues duke mos e lënë të largohej.

Fotot kanë bërë namin nëpër rrjet. Ndoshta Runi herën tjetër do të mendohet më mirë se ku e lë makinën.

Related posts

KORONAVIRUSI/ Presidenti i njohur i klubit grek infektohet nga epidemia (EMRI)

Delo.autor

EURO 2020/ Ronaldo me shokë festojnë kualifikimin në Luksemburg, Serbia ndalet nga Ukraina

Delo.autor

Di Maria: Më pëlqen të luaj me Messin, jashtëtokësorin

Q.Autor

Leave a Comment