Futboll Shqipëri Sport

A JU KISHTE MUNGUAR SHKËLZEN GASHI? Sulmuesi shënon dy gola në Zvicër dhe zëvendësohet menjëherë

Shkëlzen Gashi ka lënë pas krahëve vitet më të suksesshme të karrierës së tij, por gjithsesi duket se nuk e ka harruar nuhatjen para portës kundërshtare. Futbollisti i cili në të kaluarën ka qenë pjesë e përfaqësueses shqiptare, sot ishte protagonisti kryesor në fitoren 2-1 të Arau ndaj Kriens në kategorinë e dytë zvicerane ku luan prej dy sezonesh.

Gashi shënoi të dy golat e kësaj ndeshje për skuadrën e tij, nga një në secilën pjesë loje. I pari ishte me një diagonale të bukur, ndërsa i dyti ishte ai i një nuhatësi zone, pasi u shfaq me portën bosh dhe vetëm u desh të shtynte sferën në rrjetë.

E megjithatë, festimi i këtij goli të dytë u mbyll me një… zëvendësim. Trajneri vendosi që Gashi të dilte menjëherë nga fusha e lojës, duke menduar që të kursente lojtarin për sfidat e tjera në kampionat, ku Arau pas këtij suksesi gjendet në vendin e tretë në renditje, vetëm 2 pikë larg vendit të parë.

Gashi ka arritur të shënojë 5 gola e të dhurojë 1 asist në ndeshjet e luajtura deri tani në këtë sezon.

Related posts

SHQIPËRI-ANDORRA/ Improvizimi i Rejës, 8 ndryshime në skemë. Ja formacioni i mundshëm…

Delo.autor

KËRKON PËRFORCIME TË MËDHA/ Mourinho i prish punë Interit, interesohet për objektivin e “zikaltërve”

Delo.autor

Skënderbeu tregon “dhëmbët”, Bregu debuton me gol që në ndeshjen e parë

Isa.Autor

Leave a Comment