Futboll Kategoria Superiore Sport

NDRYSHIME TË MËDHA/ Ja krahasimi i renditjes së sezonit të kaluar me aktualin pas javës së 13-të në Superiore…

Ditën e djeshme u mbyll dhe java e 13-të e Kategorisë Superiore.

“Panorama Sport”iu sjell një statistikë të veçantë duke bërë një krahasim të javës së 13-të të Superiores së kaluar me këtë aktuale.

Shihen ndryshime të mëdha te klubet pretendente, ku Tirana aktualisht mban kreun e klasifikimit në kuotën e 27 pikëve, sezonin e kaluar renditej në vendin e 5 në kuotën e 20 pikëve, -7 nga ky aktuali.

Kukësi i vendit të dytë ka grumbulluar 24 pikë, vitin e kaluar klasifikohej e 6-ta në me 17 pikë, -7 nga viti i kaluar. Vllaznia e vendit të tretë ka koleksionuar 23 pikë, ndërsa në sezonin e kaluar ishte në kreun e klasifikimit me 29 pikë, -6 nga vjet.

Laçi i vendit të katërt ka grumbulluar 21 pikë, ndërsa vjet skuadra kurbinase renditej e treta me 20 pikë, -1 nga sezoni i kaluar. Partizani i vendit të 5-të ka grumbulluar 18 pikë aktualisht, në sezonin e kaluar të kuqtë klasifikoheshin në vendin e dytë me 20 pikë, -2 nga vjet.

Teuta e vendit të gjashtë kanë koleksionuar 18 pikë, ndërsa vjet durrsakët renditeshin në vendin e katërt me 20 pikë, -2 nga viti i kaluar.

Skënderbeu që renditet në vendin e 8-të ka grumbulluar 11 pikë, ndërsa vjet ishin në vendin e parafundit me 10 pikë, +1 nga sezoni i kaluar. Kastrioti i vendit të fundit ka grumbulluar 8 pikë, kurse sezonin e kaluar krutanët klasifikoheshin në vendin e shtatë në kuotën e 17 pikëve, -9 nga vjet.

RENDITJA E SEZONIT TË KALUAR –

RENDITJA E SEZONIT AKTUAL –

Related posts

E PABESUESHME/ Beckham nuk preferon më futbollin, shpenzon 34 mijë dollarë për…

Isa.Autor

LIVE/ Mbyllet ndeshja Milan-Napoli. Rezultati 1-1

Delo.autor

ËNDRRA E KLOPP/ Shaqiri: Nëse Liverpool do që të fitojë titullin, atëherë duhet të mendojë si Bayern Munchen

Isa.Autor

Leave a Comment