Futboll La Liga Sport

BARCELONA-MESSI/ Momenti i së vërtetës, babi i “pleshtit” zbarkon në qytet!

Janë orë përcaktuese për të ardhmen e Lionel Messit. Pasi i bëri publik drejtuesve të klubit vendimin e tij se dëshiron të largohet, shumë klube kanë nisur një sondazh për të kuptuar nëse ekziston ndonjë mundësi për të transferuar yllin argjentinas. Për të mësuar më shumë mbi të ardhmen e Messit fillimisht duhet të presim takimin ndërmjet Jorge Messit, babai dhe menaxheri i tij dhe Bartomeut, presidenti i Barcelonës.

  • foto galeri
  • foto galeri

Sipas mediave spanjolle, babi i Messit ndodhet në Barcelonë ku është programuar një takim me drejtuesit e klubit blaugrana. Kjo shihet si një përpjekje e fundit e Barcelonës për të mbajtur “pleshtin” në “Camp Nou”, ose në rastin më të keq të përfitojnë nga largimi i tij. Dëshira e Messit është e qartë, kërkon të largohet por me parametra zero ndërsa drejtuesit e Barçes nuk dëshirojnë të lënë gradis lojtarin e tyre më të famshëm të të gjithë kohërave. Ditët e fundit, Messi nuk është paraqitur për t’iu nënshtruar testit kundër Covid-19, gjithashtu nuk është paraqitur as në ditët e para të grumbullimit duke e bërë të qartë se asgjë nuk ka ndryshuar pas atij vendimi të marrë pas humbjes kundër Bayern Munich.

Related posts

PAS TRANSFERIMIT TË CHIESAS/ Nuk ndalet me përforcimet, Juventus nis sulmin për yllin e Fiorentinës…

Delo.autor

Shqiponja e Granit Xhakës në Rusi “rrënqeth” Ledri Vula

Sadik.Autor

Juventusi hidhet në sulm për të nënshkruar me mbrojtësin e Bayern

Sadik.Autor

Leave a Comment