Futboll Seria A Sport

MASAT PREJ COVID-19/ Seria A bëhet gati të boshatisë stadiumet, vendoset të luhet…

Asambleja e Ligës së Futbollit të Serisë A, e mbledhur me urgjencë për të trajtuar çështjet e krijuara nga shpërthimi i valës së COVID, ka vendosur që të marrë vetë masa para se të jetë qeveria italiane ajo që do ndërhyjë dhe të mbyllë plotësisht stadiumet.

Kështu, ndeshjet e planifikuara për javët e kampionatit të Serisë A më 16 dhe 23 janar, do të shohin kapacitetet e stadiumeve të reduktuara në vetëm 5 mijë spektatorë për ndeshje. Dhe në të gjithë rastet, nuk do të lejohen tifozë udhëtues, duke evituar transfertat e mbështetësve. Ndërkohë, për këtë fundjavë të 9 janarit si dhe për Superkupën e Italisë mes Interit dhe Juventusit, do të mbetet në fuqi vendimi për të pasur një kapacitet prej 50%.

Në Asamble morën pjesë të gjithë klubet me video-konferencë dhe u mor vendimi pas thirrjes së djeshme të kryeministrit Mario Dragi që futbolli italian të mendonte edhe vazhdimin e kampionatit pa tifozë.

Related posts

Ish gruaja e Buffon, pas lamtumirës vjen sulmi: Tani që u largua mund të kthehem të mbështes Juven

Sadik.Autor

Juventus-Young Boys/ E pabesueshme çfarë po bën sot Dybala, vendos një REKORD (VIDEO)

Isa.Autor

I MJAFTOJNË 4 MINUTA LOJË/ Pas një asisti nga Phillips, Bamford zhbllokon sfidën ndaj Chelsea (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment