Futboll La Liga Sport

BËN TIFOZËT E “LOS BLANCOS” TË ËNDËRROJNË/ Tebas: Ja ku do të luajnë Mbappe dhe Haaland

Numri një i La Liga-s, Javier Tebas, i ka hapur rrugën dy transferimeve “galaktike” në kampionatin spanjoll.

Me rastin e organizuar për dhënien e çmimeve Premios AS, presidenti i kampionatit spanjoll nuk e ka fshehur optimizmin për ato që mund të jenë dy goditje të bujshme të merkatos dhe që do ta kthente La Liga-n në qendër të vëmendjes.

Për Mbappe: “Gjithçka lë të kuptohet se vitin e ardhshëm do të luajë për Real Madrid”.

Për Haaland: “Ka shpresa që të luajë për një klub spanjoll”, ka thënë Javier Tebas.

Domethënë, duket se La Liga do të mund t’i shikojë nga afër dy lojtarët më të rëndësishëm të së tashmes dhe të së ardhmes.

Mbetet për t’u kuptuar nëse të dy do të veshin fanellën e Real Madrid…

Related posts

LIVE/ Superiore: Mbyllet ndeshja Tirana-Egnatia. Rezultati 2-0

Delo.autor

Austri-Gjermani dhe Angli-Nigeri, testet e luksit para Botërorit

Sadik.Autor

“Alarmohet” Juventus/ “Pensionohet” para kohe futbollisti i njohur i ekipit (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment