Futboll La Liga Sport

PAS PREMIER LEAGUE/ COVID-19 zbarkon në La Liga, dy lojtarë të Real Madrid rezultojnë pozitiv

Sëmundja e dy viteve të fundit, COVID-19, ka zbarkuar gjerësisht në klubet e futbollit në Europë. Pas Bundesligës gjermane dhe mbi të gjithë Premier Ligën në Angli, pandemia ka zbritur edhe në Ligën spanjolle.

Klubi i Realit të Madridit ka bërë me dije se dy nga lojtarët e tij, Luka Modriç dhe Marselo, kanë rezultuar pozitivë me COVID-19 dhe janë izoluar në shtëpitë e tyre. Fill pas verifikimit të rasteve pozitive për dy lojtarët, klubi madrilen ka bërë një tjetër depistim të të gjithë skuadrës dhe për fat rezultatet kanë qenë negative.

Të dy lojtarët nuk do të jenë gati për trajnerin Ançeloti për takimet e mbetura në këtë vit kalendarik kundër Kadizit më 19 dhjetor dhe Bilbaos më 22 dhjetor. Veç problemeve me COVID-19 nga infermieria e Realit është njoftuar se ndaj Getafes mund të mungojë edhe Dani Karvahal që ka një dëmtim muskulor.

Situata është mjaft shqetësuese dhe për momentin këta janë emrat e përmendur, por në vijim pritet një komunikatë e klubit sepse mund të ketë të tjera infektime. COVID-i është rikthyer në futboll përsëri.

Related posts

Maradona largohet nga Arabia, merr drejtimin e skuadrës bjelloruse

Sadik.Autor

SERIA A/ Merret vendimi: Ja kur luhet java e 27 dhe derbi Milan-Inter

Q.Autor

ANGLI-SHQIPËRI/ Një kampion bote si “ogur”, Florian Marku viziton Kombëtaren (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment