Futboll

Harry Kane dhe Immobile janë mbretërit e Evropës sa i përket golave të shënuar në të gjitha garat

Ata kanë realizuar deri më tani nga 34 gola, duke lënë prapa lojtarë si Salah, Messi, Ronaldo, Lewandowski etj…

Pothuajse për një dekadë, Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo kanë dominuar në Evropë duke regjistruar shifra të pabesueshme dhe duke e mbyllur vitin me më shumë se 50, 60 gola, derisa Leo kishte shkuar edhe në 73 finalizime në të gjitha garat në një edicion (2011/12), rekord historik ky.

Këtë edicion, gara është shumë më e ngushtë dhe më e fortë.

Mbretërit e Evropës aktualisht janë sulmuesi i Tottenham, Harry Kane me 34 gola dhe ai i Lazios, Ciro Immobile po ashtu me 34.

Pas tyre renditen Ronaldo, Cavani e Messi, kurse top 10’të mbyllet me Neymarin e Suarezin.

10 golashënuesit më të mirë në Evropë sa i përket golave në të gjitha garat
Harry Kane: 39 ndeshje, 34 gola – 24 në Premierligë

Ciro Immobile: 36 ndeshje, 34 gola – 24 prej tyre në Serie A

Cristiano Ronaldo: 34 ndeshje, 33 gola – 18 në La Liga

Edinson Cavani: 38 ndeshje, 33 gola – 24 në Ligue 1

Lionel Messi: 41 ndeshje, 32 gola – 24 në La Liga

Robert Lewandowski: 35 ndeshje, 32 gola – 23 në Bundesliga

Mohamed Salah: 39 ndeshje, 32 gola – 24 prej tyre në Premierligë

Sergio Aguero: 36 ndeshje, 30 gola – 21 prej tyre në Premierligë

Neymar: 30 ndeshje, 28 gola – 19 në Ligue 1 (Francë)

Dhe…

Luis Suarez: 39 ndeshje, 24 gola – 21 prej tyre në La Liga.

Related posts

E PAPRITUR/ Del jashtë Aguero dhe futet Manaj. Barcelona surprizon para miqësores me Juventus

Delo.autor

E FUNDIT/ “Urdhër” nga lart, kapiteni i bardhebluve rikthehet në stol (FOTO)

Isa.Autor

Kush është shqiptari që e kontrollon futbollin serb? Ja çfarë shkruan gazeta e Beogradit

Sadik.Autor

Leave a Comment