Futboll Seria A Sport

SKANDAL/ Merreshin me trafikim droge, arrestohen tre ultras të Milanit

Tre ultras të Milanit janë arrestuar në cilësinë personale. Hetimi u krye nga antidroga italiane dhe masa e sigurisë është dhënë nga gjyqtari i Milanos.

Kërkime të shumta janë duke u zhvilluar edhe në shtëpitë që i atribuohen atyre në provincat e Milanos, Bergamos, Lodit dhe Monza-Brianca.

Ata kishin sasi të mëdha droge nga Maroku dhe Amerika e Jugut dhe u arrestuan mëngjesin e sotëm në përfundim të një hetimi të kryer nga prokurori i Milanos.

Të përfshirë tre ultras dhe që i përkasin tifozerisë së Milanit, “Curva Sud”, ose ndryshe zemra e kuqezinjve që brohorasin në stadiumin “San Siro”.

Tre të dyshuar janë dërguar në burg, katër në arrest shtëpie dhe një me detyrim paraqitje në Policinë Gjyqësore me ndalim qëndrimi.

Related posts

KA ZGJEDHUR TË PËRFAQËSOJË NGJYRAT KUQ E ZI/ Talenti shqiptar firmos kontratë 3-vjeçare me klubin anglez

Delo.autor

NGA ZBRITJA NË KATEGORI TEK BLLOKIMI I MERKATOS/ Ja çfarë rrezikon Juventus nëse ka gisht tek çështja “Suarez”

Delo.autor

Ronaldo: Ja 5 lojtarët më të mirë. Befasi në deklaratën e “fenomenit”, mungon…

Delo.autor

Leave a Comment