Futboll Sport

MOMENTE TMERRI PËR ISH-SULMUESIN E ITALISË/ 5 persona të armatosur e grabisin në sy të gruas dhe fëmijëve

Ish-sulmuesi i Italisë, Antonio Di Natale ka përjetuar momente tmerri. Mediat raportojnë se mbrëmjen e kaluar ai ka rënë pre e një grabitje nga 5 persona të armatosur.

44-vjeçari po kthehej në shtëpi bashkë me gruan dhe dy fëmijët, por në një moment ka parë armën përpara fytyrës.

I ndodhur përballë presionit, Di Natale është detyruar t’u dorëzojë grabitësve një orë me vlerë prej 30 mijë eurosh.

Ata u larguan menjëherë dhe për fat të mirë nuk u lëndua asnjë nga familjarët e ish-kapitenit të Udineses, aktualisht trajner i Carrarese në Serie C.

Related posts

GJYQTARËT SHQIPTARË NË CHAMPIONS/ Arbitrit Jorgji i besohet dueli Atalanta-Young Boys

Delo.autor

Albian Ajeti shënon dy gola në Zvicër për Baselin (VIDEO)

Sadik.Autor

“JETA E DYTË” E ERIKSEN/ Mesfushori përzgjedh gjigantin anglez si klubin e tij të radhës

F.autor

Leave a Comment