Futboll Premier League

Gianluca Vialli; Conte po pret me padurim të largohet nga Chelsea

Ish-shoku i ekipit Gianluca Vialli tha se Antonio Conte po pret me padurim të largohet nga Chelsea, pasi nuk e duron faktin që klubi nuk konsultohet me të.

Trajneri pritet të shkarkohet ose të largohet në fund të sezonit, madje edhe përpara se të përfundojë, teksa humbja 3-1 ndaj Tottenham i ka shkatërruar ëndrrat për një vend mes katër më të mirëve në Premier League.

“Conte po pret me padurim të largohet nga Chelsea,” shprehet Vialli për Sky Sport Italia.

“Ai nuk e duron dot sjelljen e klubit që shet lojtarë pa u konsultuar me të. E vërteta është se, Chelsea do të dëshironte një trajner që është më i bindur.

“Nëse Conte shkarkohet, është e mundur që ai të rikthehet në stolin e Italisë.

“Nëse do të ulet te përfaqësuesja Italiane apo te PSG, ai do të gjejë një vend ku do të mund të fitojë sërish. Do të ketë shumë oferta për të në verë.”

Related posts

Southgate: Kane duhet të ndihet krenar, por kjo është detyra ime!

Sadik.Autor

KËRKON NJË MBROJTËS NË EKIP/ Atletico zgjedh njërin mes Tripier dhe Hysajt, ja zgjedhja

Delo.autor

E BUJSHME NGA SPANJA/ Benzema do Serinë A, Real Madrid vihet në lëvizje për dy super yje

Delo.autor

Leave a Comment