Futboll Seria A Sport

E QËLLOI ME PLUMB NË KOKË/ Arrestohet ekzekutori i “Diabolik” të Lazios. Akuzohet edhe për vrasjen e një shqiptari

Policia italiane ka arrestuar vrasësin e kryetarit të ultrasve të Lacios, i njohur me nofkën “Diabolik”. Ky i  fundit u ekzekutua në 7 gusht të 2019 në parkun “Acquedotti” në zonën  e Tuskolana.

Sipas “Gazetta dello Sport”, Raul Esteban Kalderon u arrestua ditën e sotme në Romë. Ai akuzohet si ekzekutori i Fabricio Pishiteli, kryetarit të grupit të ultrasve të skuadrës së Lacios.

Autori i vrasjes është filmuar nga kamerat e një biznesi privat, ku shihet se si ai i është afruar Pishitelit teksa e ka qëlluar me armë në kokë. Burimet policore bëjnë të ditur se palët janë përplasur për tregjet e drogës në kryeqytetin italian pasi “Diabolik” ishte një emër i njohur edhe në botën e krimit të organizuar.

Ndërkohë është mësuar se vrasësi, akuzohet edhe për një tjetër akt kriminal. Policia italiane por e heton atë për vrajën e 38-vjeccarit shqiptar S. SH. në shtatorin e vitit 2020.

Related posts

“DEBUTOI ME LEGJENDËN”/ Zbulimin e Panuçit e prezantojnë te klubi i ri në Hungari si lojtar të Kombëtares

Delo.autor

E BUJSHME/ MILANI bën goditjen e radhës, gati FIRMA me fituesin e “TOPIT TË ARTË”

Isa.Autor

Barcelona largon ‘yllin’ që shkëlqeu në Botëror, gati lëvizja drejt Anglisë

Sadik.Autor

Leave a Comment