Futboll Seria A Sport

THYHET MALLKIMI HISTORIK/ Inter mposht me GOLEADË Salernitanën dhe mbron kreun

Interi ka fituar me një goleadë të thellë ndeshjen e javës së 18 të Serisë A ndaj Salernitanës për t’u shkëputur 4 pikë ndaj Milanit ndjekës. Një rezultat 5-0 që nuk çudit kur mendon pozitat e dy skuadrave në renditje, por që është historik për zikaltërit.

Perishiç kaloi ekipin e tij në avantazh që në minutën e 10 dhe Dumfrajs dyfishoi shifrat para fundit të pjesës së parë. Sançez shënoi golin e tretë në fillimin e pjesës së dytë dhe bëri të qartë si do të shkonte fati i këtij dueli. Në fund, gola nga Lautaro Martinez dhe Galjardini vulosën një fitore mbresëlënëse 5-0 që nisi arratinë e zikaltërve.

Suksesi ishte historik për faktin se për herë të parë, Interi arrinte të shënonte dhe fitonte në transfertë përballë Salernitanës. Edhe pse ishte ndeshur disa herë me të, për çudi Interi e kishte pasur gjithmonë si mallkim këtë sfidë.

Ndërkohë, ndeshja tjetër e luajtur sot, mes Lacios dhe Xhenoas, u mbyll me fitoren 3-1 të lacialëve.

Related posts

As Guardiola, as Enrique. Iniesta zbulon trajnerin e tij më të rëndësishëm

Sadik.Autor

“NËSE DO TË LUANI, PAGUANI 15 MIJË EURO”/ Ish-futbollisti i Serie B sot drejton tramin në Milano

Delo.autor

NUK E NJIHNIM KËSHTU/ Çudira në Spanjë, INIESTA NUDO në xhakuzi për të dhënë…(VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment