Futboll Premier League Sport

KRISJE ME RONALDON/ Sulmuesi i Manchester United mund të largohet nga “Old Trafford”

Mançester Junajtid mund të ketë pësuar krisjen e parë në dhomat e zhveshjes pas rikthimit të Kristiano Ronaldos. I pakënaquri në fjalë është Mejzon Grinud, sulmuesi i talentuar i “Djajve”.

I vlerësuar si një prej lojtarëve me më shumë potencial, ai është ankuar se koha e kufizuar në fushë këtë sezon për të vjen për shkak të prezencës së sulmuesit portugez.

Sipas “El Nacional”, Grinud është i mërzitur me minutat e tij në “Old Trafford” dhe faktin që CR7 është gjithnjë titullar.

“El Nacional” këmbëngul më tej se 20-vjeçari nuk është i lumtur me mënyrën se si 36-vjeçari fitoi kontrollin e dhomës së zhveshjes aq shpejt pasi u rikthye në klub. Nëse situata nuk do të ndryshojë ai mund të marrë parasysh edhe largimin.

Related posts

Babai i talentit 19-vjeçar: Pulisic e ka ëndërr të luajë në Premier League

Isa.Autor

“ÇFARË JAVE KJO PËR…”/ Festë te PSG-ja, si e kanë pritur ditëlindjen Cavani dhe Di Maria?

F.autor

KËRKON RINOVIMIN ME “PLESHTIN” DHE ZBULON TË ARDHMEN/ Bartomeu: Ai vazhdon të përmirësohet, kur të…

Delo.autor

Leave a Comment