Futboll Seria A Sport

STATISITKAT/ Thyhet rekordi 71-vjeçar, Interi arrin statistikën e veçantë në Serinë A

Interi nuk di të ndalë me rekordet, teksa pas fitores me goleadë ndaj Salernitanës në shtëpinë e këtyre të fundit me rezultatin 0-5, ka arritur një statistikë të veçantë në Serinë A italiane.

Sipas faqes së statistikave “OPTA Paolo”, skuadra zikaltër për herë të parë në historinë e saj ka shënuar 100 gola në një vit kalendarik, duke kaluar 99 golat e realizuar në vitin e largët 1950.

Ekipi i Simone Inzagit ka thyer rekordin 71-vjeçar, ku gjatë këtij sezoni Interi i ka mbyllur llogaritë e takimit në disa prej tyre me gola të shumtë të realizuar.

Handanoviç e ka ruajtur portën e paprekur prej 5 ndeshjesh në Serinë A, dhe humbja e fundit që zikaltërit kanë pësuar daton para dy muajsh ndaj Lacios në transfertë, ekzaktësisht më 16 tetor.

Related posts

Dëmtohet sërish mesfushori i Arsenal…

Sadik.Autor

BASTET/ Luajnë për kualifikimin në Conference League, ja si kuotohet Vllaznia ndaj AEL-it…

Delo.autor

KONFERENCA E LAMTUMIRËS/ Messi: Nuk ka marrëveshje me PSG, kam marrë shumë telefonata

Delo.autor

Leave a Comment