Futboll Kombëtarja Sport

GJAK “KUQEZI”/ Talenti SHQIPTAR: NUK luaj për GREQINË, vendi im është… (VIDEO)

Kombëtaret e moshave janë gjithmonë një kantier i hapur, ku provohen lojtarë të rinj që më vonë krijojnë bazën për të ardhmen e futbollit shqiptar. Janë të shumtë ata lojtarë që luajnë jashtë kufijve shqiptarë dhe që duan të përfaqësojnë ngjyrat kuqezi. Në këtë listë nuk bën përjashtim as Kledi Bogdani.

Djaloshi i lindur në Librazhd,Përrenjas që aktualisht aktivizohet me skuadrën e GSPATHSIWN thotë se ndjehet i vlerësuar nga interesimi i grekëve, por thekson se dëshira e tij është të luajë për Shqipërinë. “Ky është një vlerësim për mua. Por unë dua të përfaqësoj ngjyrat kuqezi. Jam lindur në Shqipëri dhe me Kombëtaren e Shqipërisë dua të luaj”, thotë 15-vjeçari, i cili edhe pse në të kaluarën ka marrë pjesë në grumbullimet kuqezi, nuk është kontaktuar nga Federata Shqiptare e Futbollit.

Mbrojtësi i datëlindjes 2003 ka spikatur me ekipin e U-17 dhe para pak kohësh debutoi me skuadrën A. Djaloshi ka nisur të luajë që i vogël, ku në vitin 2013 është aktivizuar me skuadrën e Odusseas, ku u shpall 2 vjet rresht fitues të kampionatit. Në vitin 2015 transferohet te GSPATHSIWN ku luan edhe aktualisht, duke mahnitur me formën e treguar.

Related posts

RUMANIA THYHEN TRADITËN/ Gati të pranojë një lojtarë të huaj në Kombëtare

Delo.autor

LIVERPOOL-BURNLEY/ Ekipi mik fiton një penallti, Barnes zhbllokon sfidën ndaj “Të Kuqve” nga pika e bardhë (VIDEO)

Delo.autor

LIVE/ Mbyllet ndeshja Ibiza-Barcelona. Rezultati 1-2

Delo.autor

Leave a Comment