Futboll Kategoria Superiore Sport

RIKTHEHET TEK FITORJA/ Kukësi mposht Partizanin me përmbysje dhe kap kreun

Kukësi rigjen fitoren në Abissnet Superiore pas dy javëshm, duke marrë 3 pikë tepër të rëndësishme pas triumfit 2-1 me përmbysje kundër Partizanit. “Demat” kaluan në avantazh në minutën e 11-të.

Emiliano Musta ekzekutoi mjeshtërisht një goditje dënimi dhe festë në kampin e kuq. Partizani vazhdoi të shfaqej i rrezikshëm në pjesën e parë, por Tedi Cara ishte në ditë jo dhe nuk ia doli të mposhtë portierin Tafas, ndërkohë që Kukësi rrezikoi me një gjuajtje të kapitenit Taipi.

Pjesa e dytë nisi me rastin e Feijaos, teksa tentoi edhe Edison Ndreca. Ekipi kryeqytetas iu afrua golit të dytë, por Tedi Cara ishte në një mbrëmje jo.

Minuta e 66’ solli ndryshimin e ndeshjes. Autogol qesharak i Emiliano Mustës dhe djemtë e Longos morën zemër. Kukësi gjeti golin e fitores katër minuta më vonë.

Kombinim i bukur i Feijaos dhe Gjelbrim Taipit, me kapitenin e Kukësi që realizoi një eurogol. Vendasit menaxhuan mirë minutat e mbetura dhe tani janë ngjitur në kuotën e 27 pikëve, që barazon përkohësisht Tiranën në krye.

Related posts

Publikohet lista prej 100 futbollistëve që do konkurrojnë për çmimin ‘Djali i Artë’

Isa.Autor

PREZANTOHET FILMI “LORIK”/ Jeta e kapitenit mes rrëfimit emocionues! (VIDEO)

Isa.Autor

PRITET SPEKTAKËL/ McGregor drejt rikthimit në ring, projektohet dueli me armikun e tij

Isa.Autor

Leave a Comment