Futboll Premier League

Van Gaal: Doja që Manchester United të luante si “qytetarët” e Guardiolës

Louis van Gaal thotë se dëshironte që Manchester United të luante si Manchester City nën drejtimin e Pep Guardiolës, gjatë “sundimit” të tij në “Old Trafford”. Holandezi u kritikua gjerësisht për qasjen e tij relativisht të ashpër te Manchester United.

Van Gaal u shkarkua në maj 2016, për t’u zëvendësuar nga Jose Mourinho, por tani ka këmbëngulur se dëshiron ta ketë Manchester United duke luajtur si Manchester City tani. Në të vërtetë, të besuarit e Guardiolës kanë nevojë vetëm të fitojnë dy ndeshjet e ardhshme, për të siguruar titullin e Premier League, pasi ka grumbulluar 81 pikë në 30 ndeshje. “Pep Guardiola është, për mua, aktualisht trajneri më i mirë i Premier League, – tha Van Gaal për “SportBild”. – Pep e bëri Manchester City një makinë të pandalshme. Ai prodhon një futboll, që unë do të doja të luaja me Manchester United. Guardiola ka lojtarë më të mirë për këtë, për mua procesi do të donte më shumë kohë”.

Van Gaal ka hedhur poshtë çdo sugjerim, se ai ka keqardhje ndaj pasardhësit të tij në “Old Trafford”, duke u shprehur se nuk është befasuese që trajnerët e rangut të lartë duan të drejtojnë “Djajtë e Kuq”. Ai, megjithatë, ka marrë një goditje nga ana e zëvendëskryetarit ekzekutiv të klubit, Ed Woodward. “Unë nuk jam i zhgënjyer me Jose Mourinhon. Çdo trajner dëshiron të trajnojë Manchester United, është një nga klubet më të mëdha në botë, – shtoi holandezi. – Mendoj se Jose e kishte një shans për ekip fantastik te Chelsea. Ajo që gjej gabim është kur një drejtor (CEO) thotë se ne jemi krejtësisht të kënaqur me ju, nuk i besojmë shtypit, fitoni edhe “FA Cup”, pastaj e sheh veten të pushuar nga puna”.

Related posts

Allison: Roma ende gjallë. Ka mundësi për…

Q.Autor

LËSHON NJË “BOMBË” MERKATOJE/ Menaxheri: Transferimi tek Napoli? Pse jo, aty ka luajtur më i madhi…

Delo.autor

STATISTIKAT NË SUPERIORE/ Partizani “presion” Vllaznisë, “të kuqtë” nuk njohin humbje këtë vit

Delo.autor

Leave a Comment