Futboll Sport

E PAZAKONTË NË HOLANDË/ Shpërthen kaosi para Feyenoord-Ajax, policia shpërndan tifozët me makinë uji (VIDEO)

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Holandë përpara sfidës midis Fejnordit dhe Ajaksit. Tifozët vendas filluan të gjuanin me fishekzjarrë autobusin e skuadrës kampione të Holandës dhe u bë e detyruar ndërhyrja e policisë.

Ajaks arriti të fitonte në derbin e Holandës në shifrat 0-2 kundër rivalëve të Fejnord. Por rezultati kaloi në plan të dytë pasi vëmendja kaloi te përplasjet mes tifozerisë vendase dhe policisë jashtë dyerve të stadiumit.

Kjo sfidë dihet për tensionin e dy tifozerive dhe përplasjet kanë qenë të shumta. Por kësaj radhe duket se situata ka dalë jashtë kontrollit, me tifozët e Fejnord që sulmuan autobusin ku udhëtonin futbollistët e Ajaks.

Policia ndërhyri me makinë uji që të mbante larg tifozët. Por sulmet e tifozëve filluan dhe kundrejt policisë duke u hedhur fishekzjarrë. Sipas mediave holandeze një numër i madh personash janë shoqëruar në rajonin e policisë.

Related posts

CHAMPIONS LEAGUE/ Liverpool shënon golin e dytë ndaj Romës (Video)

Sadik.Autor

Marotta sfidon Juventusin, Interi futet në garë për Pogban

Isa.Autor

E BUJSHME/ RONALDO “heq dorë” nga Marcelo, në kërkim të një super ylli tjetër madrilen

Isa.Autor

Leave a Comment