Futboll Kategoria Superiore Sport

STATISTIKAT/ “Ngërçi” i transfertave, Vllaznia 3 muaj pa fitore jashtë fushe

Vllaznia është kthyer si skuadër shtëpie, pasi në këtë sezon kuqeblutë po hasin një ngërç të madh në transferta. Shkodranët e nisën mirë kampionatin, ku pikërisht fituan 5-3 në shtëpinë e Laçit.

Por që nga ky sukses i 11 shtatorit dhe deri pas ndeshjes së javës së shkuar me Dinamon, të besuarit e trajnerit Tomas Brdariç nuk e njohin trepikëshin jashtë “Loro Boriçit”.

Për të fituar në transfertë, shkodranët duket se e kanë të vështirë, por edhe për të humbur po ashtu. Në 7 ndeshjet e deritanishme që kanë luajtur në kampionat jashtë fushe, kuqeblutë kanë vetëm një humbje, atë ndaj Kukësit me shifrat 2-0, ndërkohë që në 5 ndeshje kanë barazuar.

Ndërsa fitorja e vetme është ajo në premierën e sezonit në stadiumin e Laçit, një ndeshje që prodhoi festival golash. Ngërçi i transfertave kërkon studim dhe riparim nga ekipi dhe stafi teknik, pasi një ekip që pretendon të dalë kampion, nuk mund t’ia dalë vetëm me fitoret në shtëpi.

Pra, Vllaznia e ka detyrim që të ndryshojë në këtë drejtim, pasi ka mbi tre muaj që nuk e njeh fitoren në transfertë. Gjithsesi, ky obligim mbetet për vitin 2022, pasi për 2021- shin u ka mbetur vetëm ndeshja e fundit në shtëpi me Kukësin.

Në fazën e parë shkodranët janë mundur 2-0 nga verilindorët, takim i cili u luajt në stadiumin e Rrogozhinës.

Related posts

POGBA TEK BARCELONA/ Përgjigjia e Bartomeut e shton më shumë misterin e transferimit

Isa.Autor

VAZHDON ME GODITJET NË MERKATO/ Barcelona gati 20 milionë euro për lojtarin e klubit spanjoll…

Delo.autor

DËSHIRON TË LARGOHET/ Liverpuli i vendos çmimin Xherdan Shaqirit

Delo.autor

Leave a Comment