Futboll Kategoria Superiore Sport

NDËRHYRJA E ASHPËR NDAJ RRAPAJT/ “Dhimbje koke” për Longon, mesfushori i Kukësit mbyll vitin

Ardit Hila ishte mjaft luftarak dje në fushë dhe i gjithë agresiviteti i tij pati një faturë jo të vogël. Mesfushori ndërhyri ashpër ndaj Arinaldo Rrapajt në minutën e 34-t dhe gjyqtari nuk hezitoi t’i tregonte kartonin e verdhë.

Kështu, ish-mesfushori i Partizanit plotësoi numrin e katër ndëshkimeve të tilla dhe sipas rregullores dënohet për ndeshjen e ardhshme ndaj Vllaznisë.

Me këtë ndëshkim mund të themi se Ardit Hila i merr pushimet më parë se pjesa tjetër e skuadrës, pasi ndaj shkodranëve është beteja e fundit për këtë vit kalendarik. Hila ka luajtur në 13 sfida me Kukësin këtë sezon dhe ka mundur të shënojë edhe një gol.

Related posts

OFENDOI ARBITRIN DHE MORI KARTON TË KUQ/ Merret vendimi për kapitenin Insigne, ja dënimi që merr…

Delo.autor

FIFA “MASAKRON” SERBINË/ Gjobë dhe mbyllje stadiumi, rrezikon edhe ndaj Shqipërisë

F.autor

Bayer Leverkusen i tregon çmimin Liverpool-it dhe Napolit për yllin gjerman

Sadik.Autor

Leave a Comment