Futboll Kategoria Superiore Sport

DERBI I KRYEQYTETIT/ Interes maksimal, ja sa bileta janë shitur deri tani për super sfidën Partizani-Tirana…

Mbrëmjen e nesërme në orën 19:45, në stadiumin “Air Albania” luhet derbi i fundit i kryeqytetit për këtë vit kalendarik.

Partizani luani pritës ndaj Tiranës në një ndeshje, që i gjen skuadrat në gjendje të ndryshme, por të dyja kanë nevojë të madhe për mbështetjen e tifozëve, sidomos në një sfidë të tillë.

Shitja e biletave ka ecur me ritëm të kënaqshëm. Gazeta ka mësuar se deri mbrëmjen e djeshme janë shitur rreth 4 mijë të tilla. Biletat mund t’i siguroni në biletarinë në “Selman Stermasi” nga ora 10:00 deri në 19:00.

Por ka edhe një risi. Klubi i kuq bën me dije se është hapur më në fund sportel në “Air Albania” dhe biletat mund të sigurohen edhe atje ora 10:00 deri në 18:00.

Ditën e ndeshjes biletat pranë stadiumit “Air Albania” biletat mund t’i blini nga ora 10:00 deri në 17:00.

Related posts

JUVENTUS NË EPËRSI/ Shënon një super gol Costa (VIDEO)

Delo.autor

SERIE A/ Brozovic “akuzon”: Humbëm jashtë fushe!

Sadik.Autor

E PABESUESHME/ Homazhi i Messit për Maradonën fut në sherr dy gjigantët sportivë

Delo.autor

Leave a Comment