Futboll Premier League Sport

“MUND TË BËHET NJË NGA MË TË MIRËT NË ROLIN E TIJ”/ Conte: Ja çfarë duhet të bëjë Dier

Antonio Conte është gati të rrisë nivelin e Tottenham-it të tij dhe ta çojë në standardet maksimale të lojës çdo lojtar. Ja pse nuk duhet të befasojnë fjalët e tija në lidhje me Eric Dier, mesfushor ose mbrojtës i Spurs.

Siç ka bërë të ditur Daily Mail, në fakt, trajneri italian i ka thurur elozhe lojtarëit të tij, duke parashikuar se anglezi mund të bëhet një nga qendërmbrojtësit më të mirë në të ardhmen.

“Eric Dier mund të bëhet një nga mbrojtësit më të mirë në botë”, ka thënë Conte në prag të ndeshjes së Carabao Cup kundër West Ham.

“Sigurisht duhet të punojë dhe të vazhdojë të përmirësohet dhe të kuptojë lëvizjen me vijën e mbrojtjes. Duhet të jetë më lider sepse në atë pozicion duhet të flasësh shumë. Por besoj se mund të përmirësohet shumë.  Ai është shumë i fortë fizikisht me një personalitet shumë të mirë dhe shumë i aftë teknikisht se ka qenë një mesfushor.

“E përsëris, ky rol është perfekt për të. Duhet të vazhdojë kështu sepse mund të bëhet një nga qendërmbrojtësit më të mirë”.

Related posts

E BUJSHME/ I mbaron kontrata në verë, PSG dhe Barcelona “sherr” për yllin e Liverpool

Delo.autor

Fenomeni Ronaldo sot do të ishte lojtari më i shtrenjtë i të gjitha kohërave

Sadik.Autor

LIVE/ Teuta-Shamrok: Kapitullojnë durrsakët, një gafë në mbrojtje i dhuron irlandezëve golin e dytë

Delo.autor

Leave a Comment