Futboll Sport

“TË Q*FSHA MAMANË”/ Shau futbollistin e Maqedonisë, Arnautovic kërkon falje në gjuhën… shqipe (FOTO)

Sfida e mbrëmjen së djeshme Austri-Maqedoni e Veriut prodhoi dhe një incident midis futbollistit austriak Marko Arnautoviç dhe atij shqiptar, Egzon Bejtullai.

Arnatuoviç shpërtheu në fyerje të rënda ndaj Bejtullait në momentin që realizoi golin e tretë për Austrinë, duke e ofenduar këtë të fundit nga mamaja shqiptare.

Gjesti jo i hijshëm u bë viral duke shpërthyer në kritika ndaj Arnautoviç, por vetë lojtari ka reaguar duke kërkuar falje me anë të një postimi në rrejtët sociale. 32 vjeçari është shprehur se nuk është racist madje ka shkruar në shqip fjalën “më falni”.

Postimi i Arnautoviç

“Ishin disa fjalë të nxehta mbrëmjen e djeshme nga emocionet e ndeshjes dhe dua të kërkoj falje, veçanërisht për miqtë e mi në Maqedoninë e Veriut dhe në Shqipëri. Dua t’ju bëj diçka të qartë: Unë nuk jam racist! Kam shokë në pothuajse të gjitha shtetet dhe qëndroj për divesitet. Të gjithë që më njohin janë të vetëdijshëm për këtë. Më falni”.

Related posts

Ja pse Franca fitoi Botërorin/ Zbulohet hajmalia origjinale e kampionëve të Botës

Isa.Autor

ZYRTARE/ Klubi i Premier League firmos me portierin e kampionëve të Europës

Sadik.Autor

LIVE/ Copa del Rey: Mbyllet ndeshja Alcoyano-Real Madrid. Rezultati 2-1

Delo.autor

Leave a Comment