Champions League Futboll Sport UEFA

Zidane tremb rivalët: Jemi në 150% të formës, ja sekreti ynë

Pas një rrugëtimi të vështirë, Real Madrid ka mbërritur në një tjetër finale të Champions League, e treta radhazi, finale ku paraqitet si favorite dhe kampione në fuqi. Në Kiev, skuadra e trajnerit Zinedine Zidane do të kërkojë suksesin e tretë radhazi ndaj Liverpool të Jurgen Klopp, një finale që parashikohet të jetë plot surpriza e gola. “Sekreti i këtyre finaleve radhazi në Champions është puna e madhe e bërë përgjatë një viti. Shumë talent dhe shumë stërvitje. Jam i kënaqur që luaj në një tjetër finale. Pasioni për futbollin është baza e këtij suksesi ndër vite dhe kush luan te Reali i ka të gjitha këto cilësi”, tha trajneri francez Zidane.

Skuadra “merengues” kërkon suksesin e tretë radhazi në këtë event, një mision që nuk ëhstë shumë i vështirë, duke qenë se madrilenët konsiderohen favoritë. Në dy finalet e fundit, Reali ka mundur Atletico Madrid dhe Juventus, ndërsa tani i takon Liverpool të ndalë skuadrën e Zidane, që kërkon të shkruajë sërish historinë e këtij klubi dhe turneu.

Kush do të luajë? “Cristiano Ronalo është në 150% të formës. Ai e di se çfarë duhet të bëjë në këtë finale. Navas do të luajë, po ashtu edhe Carvajal. Por edhe kush nuk luan është një lojtar i madh. Kur nis ndeshja edhe kush është në stol është i përqendruar tek ajo që ndodh në fushë. Madje edhe ata që janë në tribunë. Si trajner kam dhënë gjithnjë maksimumin tim dhe këto ndeshje janë krejt ndryshe nga ato kur isha lojtar”, thotë Zidane.

Francezi nuk i pëlqen fjala favoritë dhe kërkon të jetë me këmbë në tokë, duke karikuar lojtarët e tij. “As ne dhe as Liverpool nuk është favorit për ta fituar këtë takim, por ju garantoj për një gjë, se do të zhvillojmë një ndeshje të madhe”, thotë Zizu, ndërsa për kolegun e tij Klopp shprehet: “Si lojtar unë kam qenë më i aftë se ai, por si trajner ai ka më shumë përvojë, ka arritur dhe ka bërë gjëra të jashtëzakonshme. Jemi dy trajnerë të ndryshëm, secili ka cilësitë e tij”, tha Zidane.

Related posts

MERKATO E DIMRIT/ Ylli i Realit nuk bën pjesë në planet e Ancelottit, Milan dhe Juventus hidhen në sulm

Delo.autor

I NXJERR TË PALARAT RONALDOS/ Helguera: E kthente shtëpinë në lokal nate, harbohej me dhjetëra vajza

Delo.autor

DUELI JUVENTUS-INTER NË MERKATO/ Derbi i Italisë për lojtarin që kërkohet nga gjysma e Europës, ja emri…

Delo.autor

Leave a Comment