Futboll Sport

LARGIMI I PEREIRA/ Presidenti i Fenerbahce, zgjedh trajnerin e 9 në 3 vite dhe është një emër i bujshëm

Fenerbahce e Mesut Ozil është pa trajner.

Vitor Pereira është shkarkuar të hënën për shkak të rezultateve zhgënjyese të javëve të fundit, që e kanë bërë klubin e Stambollit të zbresë në vendin e pestë, 14 pikë larg Trabzonspor.

Ali Koc, presidenti i Fenerbahce, ka ndërruar tetë trajnerë nga sezoni 2018-19 dhe duhet të përballet me kritikat për disa zgjedhje të bëra në merkato, me shumë shpenzime të çmendura për lojtarë që nuk kanë dhënë atë që pritje.

Kështu, numri një është vënë në kërkim të një trajneri të nivelit ndërkombëtar, që të rimëkëmbë projektin e tij, për të shmngur edhe zgjedhjet.

Emri i parë në listë është ai i Joachim Low, i cili e ka drejtuar Fenerbahce në sezonin 1998-99 dhe që nuk e ka fshehur kurrë dëshirën për t’u kthyer në Turqi.

Lajmi është dhënë nga AS.

Related posts

“THYHET PORTA”/ SHOKU I RONALDOS shënon SUPERGOL nga 30 METRA (VIDEO)

Isa.Autor

ZBULOHET PRAPASKENA E BUSHME/ Ja strategjia e paskrupullt të Mourinhos kundër Pogba

Delo.autor

BOTËRORI I ÇUDITSHËM I KATARIT/ 6 stadiume ende nuk janë ndërtuar, ja shkaku befasues

Delo.autor

Leave a Comment