Futboll Kategoria Superiore Sport

MOVIOLA E DINAMO-SKËNDERBEU/ Sistemi VAR anulon dy gola (VIDEO)

Një treshe mikse me kryesor Indrit Myrtjen gjykoi dje Dinamo-Skënderbeu, ndërsa në sistemin VAR ishin Kreshnik Cjapi dhe Nertil Bregasi. Teknologjia shpëtoi dy herë arbitrin kryesor pas golave që shënuan Alfred Mensah dhe Goran Siljanovski.

“Panorama Sport” ju sjell të gjitha rastet e diskutueshme të ndeshjes së djeshme në Elbasan.

4’ Mensah i rrëmben topin Sofranak dhe del i vetëm me portierin, teksa gjuan dhe shënon. Arbitri sinjalizon për gol të rregullt, por pas verifikimit në sistemin VAR, ndryshon vendimi, pasi lojtari i Skënderbeut ka shkaktuar faull ndaj Sofranak në duelin e shpejtësisë.

11’ Goditje këndi për Dinamon, Sidibe rrëzohet në zonë pasi Randi e mban nga fanella. Myrtja vazhdon lojën, ndërsa as VAR-i nuk ndërhyn. Rast shumë i diskutueshëm. E njëjta gjë ndodh mes dy lojtarëve edhe pas një minute, por sërish gjyqtari është i bindur që s’ka penallti.

52’ Gol spektakolar i Dinamos me Siljanovskin, që lëshon një predhë nga jashtë zone. Mirëpo, gjithçka anulohet nga VAR, pasi aksioni ka nisur në pozicion jashtë loje në momentin e krosimit nga Ibraimi.

82’ Kërkohet penallti nga Skënderbeu për prekje të topit me dorë nga Bardhi në zonë, por pamjet filmike i japin të drejtë arbitrit, pasi lojtari i Dinamos e ka devijuar “sferën” me pjesën e shpinës.

Related posts

Gol shqiptar në Zvicër, pikë shprese për mbijetesën

Sadik.Autor

FITOI BASTIN ME GOLIN E HYSAJ/ Tifozi i Napolit bëhet me qen të ri (VIDEO)

Delo.autor

SIGUROI FITOREN E PARË NDAJ HOLANDËS/ Heroi gjerman zbulon: Ja kush është ekipi i ëndrrave të mia…

Delo.autor

Leave a Comment