Futboll Seria A Sport

“DHAMË SINJALE PËR TITULL”/ Pioli: Gjatë pushimeve stërvitemi… “online”

Shtatëmbëdhjetë suksese në transfertë. Është ky rekordi personal i Milanit në një vit kalendarik, teksa shifra në fjalë e rendit vetëm të dytin në futbollin italian, pasi Napoli ka arritur 18 në 365 ditë disa vite më parë. Statistikat nuk kanë rëndësi për Stefano Piolin, i cili pas ndeshjes iu gëzua tri pikëve të radhës që e ndihmojnë të kalojë festa disi më të qeta.

Çfarë note meriton 2021-shi i Milanit?

Të lartë me siguri, sepse jemi konkurrues. Hapi i fundit është gjithmonë më i vështiri dhe ne e dimë se çfarë problemesh mund të hasim në fazën e dytë. Përveç pikëve, duhet të mendojmë të riaftësojmë edhe ndonjë lojtar, megjithatë jam i kënaqur me reagimin e djemve në momentet e vështira.

Për çfarë po flisnit me Romanjolin pas ndeshjes?

Do të kemi një javë pushim e po bisedonim se si mund ta menaxhonim. Më 30 dhjetor do të grumbullohemi, por më 27 dhe 28 do të stërvitemi “online”, siç bënim gjatë pandemisë.

Si e gjykoni paraqitjen e skuadrës ndaj Empolit?

Ishte shumë e rëndësishme të jepnim një sinjal reagimi. Kishim nevojë për renditjen dhe për moralin. Vijoj të kem pengje për Napolin, sepse nuk meritonim të humbnim, megjithatë tani duhet të mendojmë për janarin, ku na presin shumë ndeshje të vështira.

Sa rëndojnë pikët që keni në renditje?

Në disa momente shumë e në të tjera disi më pak. Rëndësi ka që të luajmë, të vuajmë e të dimë të shtrëngojmë dhëmbët kur nevojitet goditja përfundimtare. Ky ndaj Empolit ishte një sukses i arritur prej dëshirës së madhe.

A ju pëlqeu Kesi në rolin e fantazistit?

E dinim që Empoli e luan mirë topin dhe u mundova të organizoj një mesfushë më dinamike e që vraponte disi më tepër. Frenk di të mbulojë, por edhe të mbushë zonën kur nevojiten forca në sulm. Në fakt, edhe Diazi kishte nevojë të pushonte, dhe me sa duket, ajo e Kesit rezultoi zgjidhja e duhur.

Sa ju kanë penguar mungesat në këtë fazë të parë?

Kohët e fundit kemi pasur mungesë cilësie në lojë. Sigurisht që duhet të ngremë stekën, por nuk na ka munguar as përulësia, as shpirti i grupit. Me lojtarë cilësorë mund të bësh diferencën në futbollin modern e këto karakteristika na kanë munguar në më shumë se një ndeshje. E rëndësishme është të qëndrojmë pranë majës dhe të jemi konkurrues. Edhe në vitin e kaluar fituam titullin kampion të dimrit dhe më pas përfunduam në vendin e dytë. Rrugëtimi ynë filloi dy vjet më parë me 66 pikë, pastaj 79 vitin e kaluar, do ta shohim këtë vit. Synimi është të përmirësohet gjithmonë, skuadra i ka të gjitha cilësitë për të pasur sukses. Interi dhe Napoli kanë cilësi, por kampionati është ende i gjatë.

Related posts

JUVENTUSI MERR FRYMË/ Avokati i CR7: Akuzat për përdhunim, me dokumente të…

Isa.Autor

Për Barcelonën vjen më në fund lajmi i shumëpritur nga Parisi

Isa.Autor

“QYTETARËT” I MBYLLIN DERËN YLLIT BELG/ De Bruyne drejt rinovimit 5-vjeçar me Manchester City, ja shfira “faraonike”…

Delo.autor

Leave a Comment