Futboll Seria A Sport

PLAS TEK LAZIO/ Ultrasit kundër titullarit të bardhekaltërve: Njeri pa nder. Zhduku nga…

Plas te Lacio! Ultrasit bardhekaltër kanë dalë hapur kundër mbrojtësit Françesko Açerbit pas festës së tij kundër kritikëve të tij në ndeshjen ndaj Xhenoas në fundjavë, ku ndërkohë ai pas takimit kishte deklaruar se kjo bën pjesë e lojës dhe punës së tij, por ky i fundit i ka kërkuar falje tifozesisë, por mesa duket ata nuk e kanë pritur mirë.

Ndërkaq nëpërmjet një komunikate zyrtare ultrasit e Lacios kanë qenë të ashpër ku i kanë thënë mbrojtësit 33-vjeçar se është i pa nder dhe të largohej nga Roma:

“Açerbi, një njeri pa nder! Zhduku nga Roma menjëherë. Nuk ka falje për tradhtarët.”, shkruhej në komunikatë.

Në fitoren e djeshme me rezultatin 1-3 të Lacios në transfertën e Venecias, Açerbi u aktivizua përgjatë gjithë 90 minutëshit.

 

Related posts

“The Sun” trondit Mourinhon: Pse po e studion anglishten me kaq ngut Zidane…

Isa.Autor

“ISHTE ULUR PËRBALLË MEJE DHE…”/ Legjenda Cana rrëfen si njohu bashkëshorten dhe vendimin për tu martuar me të

Delo.autor

BARCELONA-GRANADA/ Trajneri Setien nis me “revolucion” (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Leave a Comment