Futboll Sport

E FUNDIT/ Goditi me shkelma lojtarin, Kastrioti largon trajnerin Ndreu

Kastrioti me trajner të ri. Krutanët kanë zgjidhur bashkëpunimin me Ramazan Ndreun, i cili u pezullua për 12 ndeshje nga Komisioni i Disiplinës dhe Etikës.

Tekniku krutan e mbyll me Kastriotin, që tani do të drejtohet nga Emiljano Çela.

Ky i fundit ishte vjet kapiten i skuadrës dhe kjo do të jetë eksperienca e tij e parë si trajner.

“KS Kastrioti njofton se ka mbyllur me konsensus bashkëpunimin me trajnerin Ramazan Ndreu. Pas një takimi të zhvilluar ditën e sotme me presidentin, të dy palët janë dakordësuar për ta mbyllur këtë bashkëpunim.

KS Kastrioti e falënderon teknikun për kontributin e dhënë në skuadër dhe i uron shumë suksese”, thuhet në njoftimin e bërë nga Kastrioti.

Related posts

VARI E FALI VEPRIMIN NDAJ MILANIT/ Por Mandzukic do të dënohet për këtë gjest (VIDEO)

Delo.autor

LAJMI I FUNDIT/ BERISHA i kthehet zgjedhjeve të FSHF-së: Mbylleni me dryn trajnerin, të fitojë Bashkimi FINO

Isa.Autor

DUELI PËR TITULL/ Guardiola “dridhet” para sfidës me Chelsea: Më mungon lojtari më…

Isa.Autor

Leave a Comment