Futboll Kategoria Superiore Sport

NË PRAG TË SFIDËS ME PARTIZANIN/ Trajneri Gjoka: Duhet të “blindojmë” vendin e dytë, por synimi…

Trajneri Ernest Gjoka ka dalë përpara mediave në kuadër të takimit që verilindorët do të zhvillojnë ditën e nesërme ndaj Partizanit. Tekniku ka shprehur të qartë objektivin, ku kërkon që ekipi i tij të blindojë vendin e dytë të renditjes.

Partizani

“Është ndeshje e fortë ndaj kampionëve të rinj, i respektojmë. Tashmë vendi i dytë nuk është i sigurt dhe ndeshja e nesërme merr kuptim tjetër. Do të duhet sforcim i madh. Ata që do të mungojnë do të jenë Shameti, Maliqi, Rroca për dëmtim. Jemi munduar të përgatisim Shkurtajn. Ndërkohë Valdet Rama është i gatshëm”

Hallaçi

“Karriera e tij flet vetë. E dimë të gjithë kush është, mendoj se do të ishte mirë të punonte për ekipet e mosha dhe tani e ka nisur punën. Për 3-4 vit edo të jetë gati për ekipet e para. Presidenti i ofroi kontratë 2 vjeçare te Kukësi B, por ai refuzo. Ky është informacioni që kam, nuk di më shumë”

Kupa

“Kupa dhe vendi i dytë janë synimet që kemi. Trajneri varet nga rezultatet. Kemi bërë ndryshime dhe pse kemi pasur shumë të dëmtuar. Duhet patjetër një trofe për investimet që janë bërë.”

Kupat e Europës

“Sfida e parë do të jetë në 11 korrik. Faza përgatitore do të nis më 15 qershor dhe në datën 25 qershor do të jemi në Ohër. Me merkaton kam biseduar me drejtorin Nexhipi dhe presidentin. Do të duhen përforcime në mbrojtje, sepse kemi probleme me dëmtimet. Në repartet e tjera do të ruhet boshti. Jo të gjitha varet nga trajneri. Ka edhe lojtarë që duan të iki vetë ndonjëherë, por synimi është të ndryshohet sa më pak”

Tirana

“Nuk dua sukses mbi fatqësitë e tjetrit. Për Tiranën më vjen keq, por mendoj vetëm për Kukësin. Dua të fitojmë fillimisht nesër, pastaj për kundër Kastriotit. Ka kohë.”

Related posts

Trajneri Valverde i shokuar nga veprimi i Sergi Roberto

Sadik.Autor

Aida, bukuroshoja që do hapë finalen e Botërorit (FOTO)

Sadik.Autor

HUMBJA NDAJ BARCELOËS/ Casemiro: Harrojeni CR7, nuk mund të justifikohemi…

Delo.autor

Leave a Comment