Futboll La Liga Sport

“AI ËSHTË MË I MIRI”/ Ancelotti: Ja ku duan të luajnë Mbappe dhe Haaland

Carlo Ancelotti, trajneri i Real Madrid, ka dhënë një intervistë të gjatë për AS, në të cilën e ka konsideruar mesfushën Blancos, të përbërë nga Kroos-Modric-Casemiro, më të mirën në botë.

“Nëse mendoj se kam mesfushën më të mirë në botë? Po, e mendoj. Këta të tre formojnë mesfushën më të mirë në botë në këtë moment. Kur janë bashkë, askush nuk mund të krahasohet me ata”, ka thënë trajneri italian.

Nga mesfusha në sulm: “Benzema, sulmuesi më i mirë në botë? Besoj se po, sepse tani i ka shtuar futbollit të tij aftësi të mëdha dhe vazhdimësi. Është i aftë po aq sa Cristiano Ronaldo ose Haaland. Benzema është një lojtar që bën diferencën. Sapo e kemi parë përsëri në ndeshjen kundër Bilbao-s, me dy gola në pak minuta. Po kalon një moment spektakolar”.

Në lidhje me sulmuesit e ardhshëm dhe merkaton:

“Çfarë mendoj për Bernabeu-n e ri? Ajo që dua unë është që të jem aty, në stol, kur të hapet stadiumi i ri. Mbappe, Haaland dhe më të mirët do të donin të luanin në stadiumin e ri? Sigurisht, por e ardhmja e kësaj skuadre është shkruar tashmë. Nuk e di se çfarë do të bëjnë lojtarët… dhe shpresojmë që trajneri të jetë i njëjti si sot”, ka thënë Ancelotti duke qeshur.

Related posts

MERKATOJA E JANARIT/ Dy gola këtë sezon në Serinë A, Milan gjen mbrojtësin që kërkonte

Delo.autor

“IBRAHIMOVIC ËSHTË SHUMË I FORTË”/ Flet Edy Reja: Mendoj se Hysaj dëshiron të qëndrojë tek…

Delo.autor

NGA FRANCK RIBERY TEK RONALDO/ Ja kush është lojtari më i pasur dhe më i varfër në Serie A

Delo.autor

Leave a Comment