Futboll Sport

“POGBA DO TË LARGOHET?” Ish-futbollisti këshillon Manchester United: Ja kush është zëvendësuesi ideal

Cila do të jetë e ardhmja e Paul Pogba?

Në shtëpinë e Manchester United vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes fati i mesfushorit francez që mund të jetë larg Premier League me Real Madrid dhe PSG mes skuadrave më të interesuara për të siguruar shërbimet e tij, nëse jo në janar, atëherë verën e ardhshme.

Megjithatë, për Djajtë e Kuq nuk duhet të ketë asnjë problem, duke parë se ish-futbollisti John Barnes duket se ka gjetur zëvendësuesin ideal të mesfushorit.

Sipas Daily Mail, ish-lojtari i Liverpool dhe Celtic, duke folur për BonusCodeBets i ka dhënë një këshillë Manchester United në lidhje me pasardhësin e Pogba:

“Frenkie de Jong do të ishte një blerje shumë e mirë. Paul Pogba mund të largohet , kështu që do të jetë e rëndësishme të zëvendësohet me një lojtar të ri dhe të talentuar, që do të ketë mundësinë të jetë një nga lojtarët më të mirë të skuadrës”, ka thënë Barnes.

“De Jong ka gjithçka për sa i takon saktësisë dhe intensitetit, përveçse një mentalitet të madh. Është saktësisht ajo për të cilën ka nevojë Manchester United në mesfushë”.

Të shohim nëse Manchester United do ta ndjekë këshillën e ish-futbollistit.

Related posts

LYON-BARCELONA/ “Champions League”: Messi është titullar në këtë ndeshje (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

“DUA TË ARRIJ AKOMA MË SHUMË…”/ Lewandowski bën tifozët e Bayern-it të ëndërrojnë me deklaratat e fundit

Delo.autor

GODITJA E BUJSHME/ Dortmundi një hap larg lojtarit të Barcelonës, gati 30 milionë euro

Isa.Autor

Leave a Comment