Futboll Premier League Sport

TREGON KAOSIN ME COVID-19/ Klopp: Çdo ditë është si të marrësh pjesë në një llotari

Jurgen Klopp, trajneri i Liverpool-it foli në një konferencë shtypi përpara ndeshjes së nesërme, duke konfirmuar rikthimin e disa lojtarëve pas mungesave të fundit për shkak të Covid-19: “Disa lojtarë janë rikthyer, mes izolimit dhe Covid-it ata duhej të qëndronin jashtë për disa ditë. Konkretisht, Fabinho, Van Dijk, Curtis Jones dhe Thiago janë rikthyer në stërvitje.

Thiago ishte i fundit që u rikthye, ai u stërvit rregullisht që nga dje. Ne kemi edhe një lojtar të ri të ri që është në izolim, së bashku me dy anëtarë të stafit, kështu që gjithçka mbetet e komplikuar. Çdo mëngjes, kur futesh në qendrën sportive, është paksa si të marrësh pjesë në një llotari, cili e ka radhën të rezultojë pozitiv”.

Related posts

Tjetër goditje e Shkëndijës, merr mbrojtësin nigerian Wakili nga Trakai

Q.Autor

MPOSHTIN FRIKËN E KORONAVIRUSIT/ Tifozët e Teutës nuk i ndahen skuadrës pas fitores së Kupës (VIDEO)

Delo.autor

BILANCI SEZONIT 2020-21/ 209.9 milionë euro humbje për Juventus, klubi nuk heq dorë nga super projekti

Delo.autor

Leave a Comment