Futboll Seria A Sport

MERKATO E JANARIT/ Ngec rinovimi me liderin e mesfushës së Interit, zikaltërit tentojnë ta joshin me miliona

Rëndësia e Marselo Brozoviçit për Interin nuk ka më nevojë për diskutim. Është ky motivi pse drejtuesit zikaltër po këmbëngulin për ta mbajtur në skuadër kroatin dhe po bëjnë çmos për ta marrë atë firmë rinovimi që nuk do e lejojë mesfushorin të largohet në qershor me parametër zero.

Por, bisedimet që u menduan se do të mbylleshin para Krishtlindjeve po zgjasin akoma dhe duke qenë se janari, kur lojtari mund të gjejë akordin me një tjetër klub, është afër, në Milano e dinë mirë se duhet të nxitojnë. 5.5 milionë eurot e propozimit të parë të klubit ishin të pamjaftueshme për Brozoviçin që ende nuk ka rënë dakord.

Të gjendur në një situatë të tillë, tek Interi po mendohen dhe oferta tjetër që pritet të jetë edhe ajo përfundimtarja shkon në 6 milionë euro plus bonuset, duke e çuar 29-vjeçarin në një nivel page me Lautaron dhe duke e bërë një nga më të paguarit në ekip, shenjë kjo e vlerësimit të shoqërisë për të.

Tashmë kemi hyrë në fazën e nxehtë të diskutimeve, edhe pse Interi po nxiton, “EpicBrozo” e di mirë se nga zikaltrit nuk do të ketë një ofertë më të lartë dhe nëse do të vendosë të qëndrojë atëherë duhet të thotë atë “po”-në e shumëpritur, që edhe trajneri Inzagi ia kërkoi pak ditë më parë.

Related posts

Frikë për dështim me Griezmann, Barça planifikon dy blerje

Sadik.Autor

Merr frymë Vllaznia, fiton kundër Laçit dhe kalon Teutën

Sadik.Autor

PRITEJ ZYRTARIZIMI TEK JUVENTUS/ Por ylli Suarez është gati të kalojë në… Madrid

Delo.autor

Leave a Comment