Futboll Premier League Sport

“DO E GODISJA ME ATLETE”/ Ish-lojtari i Manchester City-t tregon prapaskenën: Mancini më shau italisht

Futbolli është plot me të papritura, ku shpesh futbollistët tregojnë prapaskena në lidhje me të kaluarën. Rasti i fundit ka ndodhur me ish-futbollistin Samir Nasri.

Francezi, i cili ka luajtur me Mançester Sitin, ka treguar një debat me Roberton Mançinin, kur ky i fundit drejtonte “Qytetarët”.

“4 ditë para se të mbyllej kampionati, ne ndesheshim kundër Ullvërhemptonit. Mançini nuk ndalonte duke më folur. I thashë nëse nuk luaj mirë thjesht më nxirr, por mos më fol më.”

Debati në dhomat e zhveshjes

“U kthyem në dhomat e zhveshjes dhe i thashë Jaja Turesë që nëse do të fliste përsëri atëherë do ta godisja me atlete. Por ai më la në fushë dhe shënova gol. Pastaj në stërvitje filloi të më ofendonte në italisht. U grinda me të duke i thënë që nuk isha Baloteli, sepse me të kishte raport të mirë”.

Në fund 34 vjeçari tha se çdo gjë u sheshua mes të dyve, dhe së bashku i dhanë trofetë të shumtë Mançester Sitit

Related posts

“EFEKTI SPALLETTI”/ Tre fitore në tetë ditë, INTERI “rilind” në javën vendimtare

Isa.Autor

VIDEO/ U transferua në Spanjë, ja çfarë i ndodh Sadikut gjatë stërvitjes së parë

Q.Autor

NDODH EDHE KJO/ Audienca, Angli–Francë “mundi” funeralin e Mbretëreshës Elizabet II

F.autor

Leave a Comment